PDSH tërhiqet nga “pikat e panegociuara” – PVD i përgjigjet pozitivisht ftesës së Ragmi Mustafës
Partia për Veprim Demokratik, nëpërmjtë një njoftimi për opinion, bënë të ditur se i është përgjigjur pozitivisht ftesës së kryetarit të PDSH-së, Ragmi Mustafës, për mundësinë e krijimit të një shumice të re në Preshevë, për faktin që Partia Demokakratike Shqiptare ka tëhequr vijat e kuqe nga të gjitha funksionet dhe si e tillë, PVD dhe PDSH, do të mundë të diskutojnë pa parime të panegociushme.
“Njoftojmë opinionin se Partia për Veprim Demokratik i është përgjigjur pozitivisht ftesës së kryetarit të Partisë Demokratike Shqiptare, z.Ragmi Mustafa, për vazhdimin e negociatave lidhur me krijimin e qeverisjes së re lokale.
E rëndësishme është se negociatat vazhdojnë pa parime të panegociueshme, që është parakusht për mbarëvajtjen e tyre dhe për kurorëzimin e tyre me një marrëveshje eventuale për koalicion të partive opozitare shqiptare ndaj Alternativës për Ndryshim dhe Listës Serbe” – thuhet në njoftimin e PVD-së.
Ditë më parë, Partia Demokratike Shqiptare, doli me një kumtesë për opinion, përmes të cilës tha se, për ketë subjekt politik, në relacion me PVD dhe LR, çështja e kryetarit të Komunës së Preshevës, është e panegociuar. Mirëpo, pas kësaj kumtese, PVD, u tërhoq nga të gjitha bisedimet dhe deklaroi që nuk do të merrë pjesë në konsulta, deri san ë tavolinën e bisedmeve të diskutohen të gjitha çështje, edhe ajo e kryetarit të Preshevës.
Megjithate, PDSH, sot ka tërheq pikat e panegociueshme dhe si e tillë ka ftuar subjektet politike për harmonizimin e një program qeverisës për Preshevës./LUGINALAJM/