PDSH, PD LPD, RD dhe BDL, për Jonuzin kryetar!

159

Partia Demokratike Shqiptare, Partia Demokratike, Lëvizja për Proges Demokratik, Rilindja Demokratike dhe Bashkimi Demokratik i Luginës, kanë nënshkruar marrëveshjen e koalicionit për zgjedhjet e Këshillit Kombëtar Shqiptar të parapara për 26 tetor.

Ragmi Mustafa, Nagip Arifi, Ramiz Latifi dhe Skender Destani, në parim janë pajtuar që për kryetar të Këshillit Kombëtar Shqiptar,  të nominojnë Jonuz Musliun, kryetarin e LPD-së.

Në orët e vona të së martës, marrëveshja është zyrtarizuar dhe në pah nxjerrë dhe disa parime bazë:

Pjesë e kësaj marrëveshje janë edhe këto parime bazë:

1.Të mbajnë qëndrim të paluhatshëm në lidhje me përdorimin e simbolit kombëtar;

2.Për përdorim të teksteve mësimore për nxënësit e shkollimit fillor e të mesëm të pranohen vetëm tekstet e botuara në Prishtinë ose Tiranë pa asnjë alternativë tjetër;

3.Mbrojtjen e gjuhës, shkrimit, kulturës, traditës, historisë dhe informimit shqip në Luginë të Preshevës duke ruajtur gjithsesi edhe vlerat e luftës së lavdishme të UÇPMB-së;

4.Mbajtjen edhe më tutje në fuqi verdiktin e shprehur të popullit shqipëtar të Luginës së Preshevës në Referendumin e 1 e 2 marsit të vitit 1992.

Megjithate, ky koalicion do të jetë në garë me dy lista zgjedhore, njëra Dr.sc.Nagip Arifi  e cila do të ketë të përfaqësuar kandidat për këshilltar të KKSH-së nga Partia Demokratike e Nagip Arifit dhe Bashkimit Demokratik të Luginës e Skender Destanit. Ndërsa lista tjetër do të jetë e përfaqësuar me kandidat të Partisë Demokratike Shqiptare, Lëvizjes për Progres Demokratik dhe Rilindjes Demokratike./LuginaLajm/




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *