PDSH e Miratocit: Të përjashtohet Merxhan Memishi, këshilltari që s’po i bindet urdhërave të partisë

113

Partia Demokratike Shqiptare gjatë së enjëtes, mbajti takimin me anëtarësinë dhe elektoratin e saj e mbajti në nëndegën e cila qëndron e palëkundur ndaj vizionit dhe programit të saj, nëndega e fshatit Miratoc.

E veçanta e këtij takimi në këtë nëndegë ishte sepse prezent sonte ishte Dr. Ramiz Latifi njëri nga anëtarët e këshillit inicues për formimin e nëndegës së Shoqatës së Pavarur Demokratike si pararendëse e Partisë Demokratike Shqiptare, i cili i përshëndeti të pranishmit dhe theksoi se është i nevojshem dhe i domosdoshëm angazhimi dhe mobilizimi qytetar sepse politika në komunën e Preshevës pas përfundimit të zgjedhjeve lokale ka filluar të degradohet dhe në pah kanë dalur interesat personale.

Edhe në këtë takim anëtarësia dhe elektorati i PDSH-së u falënderua për të gjitha investimet dhe përkujdesjen që ka pasur nga pushteti lokal i drejtuar nga Partia Demokratike Shqiptare.

Edhe sonte duke bashkëbiseduar në saje të të gjitha zhvillimeve shoqërore dhe politike në komunën e Preshevës, aktivistët, simpatizuesit si dhe strukturat e nëndegës në fshatin Miratocë shprehen shqetësim të madh lidhur me mosfunksionimin e pushtetit lokal në komunën e Preshevës i formuar që pas zgjedhjeve të fundit lokale të mbajtura në prill të vitit të kaluar, ku pas rikonsolidimit të pushtetit të ri lokal po vazhdon ky mos funksionim edhe me tutje, ku pjesë e shumicës në pushtetin e ri lokal janë këshilltarët që po keqpërdorin mandatet e fituara nga elektoratin e gjerë të Partisë Demokratike Shqiptare.

Qytetarët e këtij vendbanimi nuk ndjejnë që ekziston pushteti lokal nga se i njëjti po hyn në vitin e dytë ku ndaj kësaj bashkësie lokale nuk ka ndërmarrë asnjë veprim konkret si në:
– investimet në infrastrukturë rrugore,
– elektrifikim në lagje të reja,
– kanalizime fekale,
– subvencionet në ekonominë e vogël dhe familjare,
– ndërtimin e rrugicave në lagje,
– subvencione në bujqësi, etj.

Nëndega e PDSH-së Miratocë ndjehet e indinjuar nga veprimet e këshilltarit Merxhan Memishi, i cili është Këshilltar në Kuvendin Komunal të Preshevës falë angazhimit të elektoratit të Partisë Demokratike Shqiptare, duke theksuar se nuk përfaqëson subjektin politik nga i cili është zgjedhur e aq më pak vullnetin e elektoratit te nëndegës Miratoc, ngase veprimi i tij është pa bekimin dhe mbështetjen e asnjë organi partiak, në këtë rast edhe të nëndegës Miratoc.

Sikurse nëndega e f. Zhunicë që ka propozuar largimin nga anëtarësia e PDSH-së të këshilltares Almina Iljazi, nëndega e f. Rahovicë të Këshilltarëve Sami Salihu dhe Mitat Saqipi, nendega e f. Raincë të këshilltarit Telat Arifi edhe kryesia e nëndegës së fshatit Miratoc në përputhje me normat Statutare të Partisë Demokratike Shqiptare në këtë mbledhje i propozoi kryesisë së përgjithshme të Partisë Demokratike Shqiptare që këshilltarit Merxhan Memishi që vjen nga kjo nëndege, të i shqiptohet masa e përjashtimit të të qenurit anëtar në Partinë Demokratike Shqiptare, njëherit kërkoi që të dorëzojë mandatin e këshilltarit nëndegës e cila e ka propozuar, duke e përmbushur të paktën normën morale ndaj elektorit që e ka mbeshtetur.

Edhe sonte u konfirmua se Partia Demokratike Shqiptare është NJË dhe e vetme me platformë dhe vizion që gëzon mbështetjen më të madhe qytetare në komunën e Preshevës.

Takimet dhe bashkëbisedimet do të vazhdojnë edhe me nëndegët e vendbanimeve tjera të komunës së Preshevës./Lugina-Lajm/




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *