PD shënon katër vjetorin: “Subjekt i kthimit të shpresës dhe perspektivës për shqiptarët e komunës së Bujanocit”

164

10443427_10152771454287674_1230039213574118006_n2 korriku i vitit 2015-të, ka shënuar katër vjetorin e Partisë Demokratike të Nagip Arifit, parti e cila po udhëheq me komunën e Bujanocit.
Nëpërmjet një postimi në rrjetin social facebook, kryetari i PD-së, Nagip Arifi, ka uruar të gjithë anëtarët dhe simpatizuesit e partisë së tij në mbështetjen dhe përkrahjen e dhënë.
“Sot është një ditë e veçantë dhe e shënuar për të gjithë ne ngase 4 vite më herët edhe zyrtarisht promovuam Partinë Demokratike, si subjekt të kthimit të shpresës dhe perspektivës për shqiptarët e komunës së Bujanocit dhe Luginës së Preshevës” – ka shkruar Nagip Arifi në urimin e tij.
“Gjatë kësaj periudhe katër vjeçare Partia Demokratike u bë bazament dhe fuqi motorike e nxitjes së proceseve dhe zhvillimeve pozitive për të gjithë qytetarët pa marrë parasyshë përkatësinë e tyre politike” – ka shkruar Arifi.
Megjithate, PD e Nagip Arifit, është në pushtet nga viti 2012-të, fillimisht duke ndërtuar koalicion me të gjitha partitë serbe, dhe duke i lënë në opozitë 18 asambleistë shqipëtar, e më pas bashkangjitjen e LPD-së të Jonuz Musliut./LuginaLajm/




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *