PD konfirmon pjesëmarrjen në zgjedhjet për KKSH, Sali Salihi kandidat për kryetar të KKSH-së (VIDEO)

1617

Nëpërmjet një paraqitje për media, kryetari i Partisë Demokratike në Bujanoc ka konfirmuar pjesëmarrjen e PD-së në zgjedhjet për këshillat nacionale të 4 nëntorit.

“Sot kryesia e Partisë Demokratike morri vendim në mënyrë unanime, që Partia Demokratike, të marrë pjesë në zgjedhjet për Këshillin Kombëtar Shqiptar të parapara për 4 nëntor” – deklaroi Arifi.

“Ajo që duhet t’i tregojmë simpatizantëve të Partisë Demokratike, se lista e jonë do të quhet  ‘Partia Demokratike – Nagip Arifi’ me bartës të listës zotin Sali Salihu, njëherit kandidat për kryetar të Këshillit Kombëtar Shqiptar” – njoftoi Arifi.

Nga ana tjetër tashmë kandidati zyrtar për kryetar të KKSH-së nga rradhët e Partisë Demokratike, Sali Salihu, deklaroi se: “gjatë mbledhjes së kryesisë dhe pas shumë propozimeve, mua, Sali Salihu m’u është dhënë përgjegjësia dhe privilegji që të jen bartës dhe kandidat për kryetar të KKSH-së” – u shpreh Salihu.

Kjo është hera e dytë aë PD, do të marrë pjesë në zgjedhjet për KKSH. Në zgjedhjet e vitit 2014-të, ky subjekt politik bartës të listës caktoi Arbër Pajazitin, ish kryetar të FR PD-së, tashmë kryetar i degës së APN-së në Bujanoc./Lugina-Lajm/

LIVE: Konferencë nga selia e Partisë Demokratike

Publicerat av Partia Demokratike Lördag 29 september 2018




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *