Pas Tiranës, edhe Prishtina ndihmon Preshevën me 50 mijë euro

Nëpërmjet një statusi në facebook, kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani ka njoftuar se Kuvendi komunal i Prishtinës, ka ndarë sot 50 mijë euro për zbutjen e pasoja nga vërshimet e fundit në Preshevë.

“Sapo u njoftova zyrtarisht se Kuvendi Komunal i Prishtinës ka miratuar një ndihmë financiare prej 50.000 Euro për lehtësimin e pasojave të shkaktuara nga vërshimet dhe përmbytjet e fundit në Rahovicë, Raincë etj.

Faleminderit Asambleistëve nga për solidarizimin.

Mirënjohje Shpend A. Ahmeti nga Presheva ” – thuhet në njoftimin e kryetares Sinani.

Kujtojmë që, ditë më parë, edhe Bashkia e Tiranës aprovoi ndihmën prej 50 mijë eurove për t’i dal në ndihmë Komunës ë Preshevës, e cila së fundmi u përball me vërshime./LUGINALAJM/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *