Pas miratimit të Rezolutës, kryetari i KKSH-së Ragmi Mustafa kërkon që Lugina e Preshevës të përfshihet në platëformën kosovare në bisedime me Serbinë

424

Pas miratimit të Rezolutës kosovare për bidesime me Serbinë, kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafa, edhe njëherë ka kërkuar që çështja e Luginës së Preshevës të përfshihet në platformën kosovare në diagun e Brukselit.

Kryetari Musfara, kërkesën për përfshirje të Luginës së Preshevës, e ka bërë nëpërmjet një postimi, ku ka shkruar:

”Tashmë që Kuvendi i Republikës së Kosovës ka votuar për themelimin e delegacionit shtetëror për dialogun me Serbinë, e që rrjedhimisht pritet hartimi i platformës shtetërore; Këshilli Kombëtar Shqiptar shpreh sërish kërkesën që çështja e Luginës së Preshevës të përfshihet në atë platformë, si edhe gatishmërinë për bashkëpunim dhe kontribut në këtë drejtim.
Qeveria e Serbisë nuk e bën, meqë po dëshmon me vite se nuk do barazi.

Çështja e Luginës së Preshevës është pjesë përbërëse e kontestit midis Kosovës dhe Serbisë. Ajo duhet të jetë doemos pjesë e zgjidhjes së tij. Në shërbim të paqes midis popujve” – ka përfunduar Ragmi Mustafa, kryetar i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginën e Preshevës.

Ndryshe, Kuvendi i Kosovës, gjatë orëve të mbrëmjes, ka aprovuar Rezolutën e propozuar nga PSD për bisedime me Serbinë./Lugina-Lajm/




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *