Pas mbështetjes për Lutfi Hazirin, Kushtrim Kadriu i VATRA-s thotë se Alban Hyseni i LVV-së i shfrytëzoi në zgjedhjet e 14 shkurtit

Përmes një postimi në facebook, kryetari i Lëvizjes VATRA, Kushtri Kadriu, ka thënë se Alban Hyseni i LVV-së i ka shfrytëzuar gjatë zgjedhjeve parlamenatare të 14 shkurtit.

Kadriu duke shpërndar emisionin e Debat Plus ku për mysafir ishte kandidati për Komunën e Gjilanit nga LVV, Alban Hyseni, ai ka shkruar: “Mos e vet se kallxon vet”

“Qytetarë të dashur të dhe ju të cilët desh na kryqëzuat pse nuk jemi me Alban Hysenin. Pikërisht ai është shkatërruesi i opozitës në Gjilan. Me të jemi takuar disa herë më parë, por kurrë nuk ka shprehur interesim për të vazhduar rrugën e opozitës të nisur së bashku me Nevzad Isufin e Nehat Osmanin. Kështu që ai e pohoi me gojë të vet se nuk e ka dashur votën tonë, e as të të tjerëve. Ai na shfrytëzoi më 14 shkurt duke keqpërdorur votën e besimin tonë, ndërsa tash i ndërsen aktivistët e tij kundër nesh, pse ne nuk paskemi shkuar me të” – thuhet në shkrimin e plotë të kryetarit të VATRA-s që ekskluzivisht i tubon banorët e Malësisë së Bujanocit të shpërngulur në Gjilan.

Kujtojmë që ditë më parë Kushtri Kadriu ka dal hapur në mbështetje të Lutfi Hazirit, kandidatit të LDK-së, për të cilin ka patur vetëm kritika gjatë mandatit aktual./LUGINALAJM/

Leave a Reply

Your email address will not be published.