Pas 250 vjetëve në Suboticë thirret ezani për namaz nga minarja e Xhamisë (VIDEO)

1111

Me vendim të Këshillit të Bashkësisë Islame të Suboticës sot, në xhaminë “El-Muhajir”, në Suboticë  është thirrë ezani i parë gjatë namazit të ikindisë, shkruan snews, transmeton Lugina-Lajm.

Kjo xhami në qytetin më verior të Serbisë u ndërtua në vitin 2008. Në esencë, kjo është xhamia e parë në rrugën Sofje-Budapest, pas më shumë se 250 vjetësh. Xhamia e quajtur El-Muhajir (muhaxhir/refugjatë) ndodhet pranë tregut në rrugën Karagjorgjevo, dhe përbëhet prej minaresë 16 metra të lartë dhe tetë kupollave të vogla.

Në vazhdim po e publikojmë, ezanin e parë të bukur të muezit Fazli Berisha./Lugina-Lajm/




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *