Pas 17 vjetëve, qeverisja lokale e Medvegjës, do të formohet pa pjesëmarrjen e shqiptarëve

592

Një ditë para seancës konstituive të Kuvendit komunal të Medvegjës, Partia Progresiste serbe (SNS), e Aleksandar Vuçiqit, nuk ka ftuar asnjerën nga dy listat shqiptare për formimin e qeverisjes së re pas më shumë se 17 vjetëve, bashkëqeverisje shumëetnike.
Florim Sahiti nga Partia për Veprim Demokratik, i ka thënë JUGpress se për herë të parë në më shumë se një dekadë e gjysmë, Medvegja do të ketë pushtet pa përfshirjen lokale shqiptare.
Siç shkruan JUGpress, Nebojsha Arsiq, nuk është më kryetar i SNS-it për Medvegjë. Me propozim të Bordit Ekzekutiv, dhe me vendim të kryetarit të SNS Aleksandar Vuçiq, Dragan Kuliq u emërua në krye të komisionit, dhe sipas informacioneve të pakonfirmuara, Goran Ivanoviq dyshohet se duhet ta ndihmonte atë në atë pozicion.
Arsyet zyrtare për largimin e tij nga selia e personit të parë të SNS në Medvegjë ende nuk dihen.
Megjithate, sipas disa burimeve, nuk është plotësisht e sigurt që Arsiq do të fitojë një shumicë bindëse në seancën konsituive të Asamblesë së re të Kuvendit komunal të Medvegjës, e cila do të zhvillihet të mërkuren (nesër).
Gjithashtu, ajo çka është më e rëndësishme për shqiptarët e Medvegjës, që për herë të parë, pas disa viteve, Medvegja, nuk do të ketë shqiptarë në pushtetin lokal të saj.
Kujtojmë se, lista fituese e SNS-it, nuk ka ftuar asnjërën nga dy listat shqiptare për bisedime për formimin e një qeverie shumetnike./LuginaLajm/




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *