Partia Alternativa bëhet pjesë e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut

Partia Alternativa, të shtunën, më 4 dhjetor, vendosi që të bëhet pjesë e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut.

Kjo parti, me 4 deputetë, i ka siguruar shumicën parlamentare partive në pushtet, të cilat pas largimit nga Qeveria të lëvizjes Besa, kishte mbetur me 60 deputetë, aq sa kishte edhe opozita.

Alternativa, që drejtohet nga Afrim Gashi, deri tani ishte në koalicion opozitar me Aleancën për Shqiptarët, ndërsa deputetët e saj ishin edhe nënshkrues të nismës për mocionin e mosbesimit të Qeverisë, më 11 nëntor.

Hyrjen në Qeveri partia Alternativa e arsyetoi me zhvillimet në Maqedoninë e Veriut, në veçanti me procesin e integrimit evropian.

“Alternativa ka vendosur të jetë pjesë e shumicës parlamentare dhe të jetë pjesë e Qeverisë. Vlerësojmë se mbyllja e kontestit me Bullgarinë, nuk është vetëm se qëllim shtetëror, por edhe shqiptare, pasi me mbylljen e kësaj çështjeje, hapet rruga e integrimit evropian”, tha zëdhënësi i Alternativës, Orhan Murtezani.

Leave a Reply

Your email address will not be published.