Parku mbi Tërnoc më ‘vizitorë’ të veçantë – reagon kryetari i BL: “Pse jemi aq primitiv?!” (FOTO)

1767

Mëngjesin e sotëm (e diel), parku mbi fshatin Tërnoc, ka pasur ‘vizitorë’ të veçantë.

Në të, sot janë parë disa kuajë të cilët po e kullosnin barin e parkut dhe pemët e mbjellura, ku edhe i’u shkaktuan dëmtime të rënda.

Është kryetari i Bashkësisë Lokale në Tërnocit, Mustafë Alishani, që përmes profilit facebook-it, ka publikuar fotografitë e gjendjes së sotme të parkut me mbishkrimin: “Kun po e pengon parku? Pse jemi aq primitiv.”

Ky park i cili po konsiderohet si një atraksion për qytetarët e Tërnocit, shpeshherë po dëmtohet nga njerëzit e pakujdesshëm, apo edhe qëllimkqinj.

Kujtojmë që gjatë ndërtimit të tij, qëllimkqinjët kishin prerë kabllot e instalimit elektrik për disa herë më rradhë./LuginaLajm/




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *