Pagesat për ndihmë sociale, shtesa të fëmijëve dhe përkujdesi i fëmijëve me nevoja të veçanta, do të bëhet me vendime të vjetra (DOKUMENT)

2480

Komuna e Bujanocit, nëpërmjet një postimi në facebook, ka publikuar një shkresë të Ministrisë për punë dhe çështjeve sociale, se gjithë qytetarët që shfrytëzojnë ndimën sociale, shtesat e fëmijëve dhe përkujdesin e femijëve me nevoja të veçanta, përkundër që vendimet i skadojnë më 15 mars, pagesat do t’iu bëhen me vendime të vjetra, për shkak të gjendjes së jashtëzakonshme që po mbretëron në vend.

“Të nderuar qytetarë,

Njoftohen të gjithë shfrytëzuesit e ndihmës sociale, shtesave të fëmijëve, pagave mbi përkujdesin e veçant të fëmijëve që vendimet i skadojn nga 15 marsi e këndej që pagesat do kryhen në bazë të vendimeve të vjetra deri sa vijon gjendja e jashtzakonshme në Serbi” –
thuhet në njoftimin e Komunës së Bujanocit




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *