Paditet nga punëtorët serb, kompania greke “Akter”, e cila po ndërton autostradën Vranjë-Bujanoc

179

hqdefaultMbi 20 punëtor të ndërmarrjes së rrugëve, të cilët kanë punuar  në Koridorin 10, ndërmjet Vranjës dhe Bujanocit kanë paditur firmën greke “Aktor” për punën jashtë orarit, njofton B92.

Punëtorët rrugor bëjnë të ditur se kanë punuar nga 12 orë në ditë, ndërsa drejtoria e firmës në Beograd nuk ka dashur të komentoj për paditë e punëtorëve për punën jashtë orarit.
Vozitësi Nenad Mihajlloviq ka fakte që kompania “Aktor” i ka paguar vetëm 176 orë pune për një muaj, edhe përkundër që ai ka bërë 300 orë pune.
Në ndërtimin e autostradës 9 kilometërshe nga Vranja deri në Bujanoc deri para 1.5 viti kanë marrë pjesë mbi 100 punëtor nga rrethi i Vranjës.

Vlenë të përmendet se të gjithë punëtorët të cilët kanë paditur kompaninë “Akter”, janë përjashtuar nga puna, njofotn B92./LuginaLajm/

 




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *