Organizata Turistike në Medvegjë, shpall konkurs pune për pranimin e një sekretari të biznesit – ja cilat janë kushtet e pranimit

141

Në bazë të nenit 30, 31 të Ligjit mbi punën (“Gz. Zyrtare RS”), nr. 24/2005, 61/2005, 54/2009, 32/2013, 13/2017 – vendimi GJK dhe 113/2017), neni 43 të Stautit të Organizatës Turistike të Komunës së Medvegjës, Rregullorja mbi organizimin e brendshëm dhe sistematizimin e vendeve të punës dhe numrin e të punësuarve në Organizatën Turistike të Komunës së Medvegjës, drejtori i Organizatës Turistike të Komunës së Medvegjës, shpall:

KONKURS PËR PRANIMIN E NJË EKZEKUTUESI NË KTHIMIN E PUNËTORËS QË PËRKOHËSISHT MUNGON NË ORGANIZATËN TURISTIKE TË KOMUNËS SË MEDVEGJËS

  1. Me qëllim të plotësimit të vendit të punës ekzkutive në kohë të caktuar deri në kthimin e punëtores që përkohësisht mungon në Organizatën Turistike të Komunës së Medvegjës, SHPALLIM KONKURSIN për pranimin e 1 (një) ekzekutuesi për një kohë të caktuar.
  2. Vendi i punës që plotësohet në punët “SEKRETAR I BIZNESIT”,
  3. Kushtet për pjesëmarrje në konkurs, janë:
  • Arsimi i lartë (shkalla e VII)
  • Njohja e punëve kompjuterike (Ëord, EXEL, Internet)
  1. Përveç kushteve të veçuara, kandidatët duhet të plotësojnë edhe kërkesa të dispozitave të neneve të Ligjit të Punës;
  • Të jetë shtetas i Republikës së Serbisë,
  • Të jetë moshë madhore,
  • Nuk është i denuar me burgim prej të paktën 6 muajve.
  1. Së bashku me aplikimin, kandidati është i detyruar të paraqesë provat e mëposhtme:
  • Diploma e arsimit,
  • Çertifikata e shtetësisë së RS,
  • Çertifikata nga libri amë i të lindurve,
  • Vërtetimi i organizit kompetetet se kandidati nuk është dënuar (jo më I vjetër se 6 muaj).

Të gjitha provat e bashkangjitura në original ose në fotokopje të jenë të vërtetuara në komunë apo gjykatë nga noteri publik.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *