“Open Balkan”: Serbëve ju pengon flamuri shqiptar, e largojnë dhe e nëpërkëmbin ate (VIDEO)

Prej ditës së djeshme flamujt shqiptarë ndër të tjera valëviten në Beograd, por jo të gjithë kanë mbijetuar në vendet ku janë vendosur.
Kështu është filmuar mbrëmë një grup të rinjsh duke hequr flamurin shqiptar, i cili qëndronte bashkë me flamurin serb në një nga flamujt e kryeqytetit dhe e merrte atë.

“Hiqeni, hiqeni dhe tani ikni”, bërtet njëri nga të rinjtë, ndërsa të tjerët thërrasin “Ajo, ajo!”

Nuk dihet se çfarë ndodhi më pas me flamurin, por në rrjetet sociale mund të shihni ato që përfunduan të nëpërkëmbur, si në këtë tweet më poshtë.
Megjithate, flamuri serb, shqiptar dhe ai i Maqedonisë së Veriut janë vendosur në shtize me rastin e takimit “Ballkani i Hapur” i cili do të duhet të mbahet në Beograd më 3 dhe 4 nëntor dhe që përbëhet nga delegacionet e këtyre tre vendeve.

Ndryshe, flamujt e Malit të Zi po valojnë edhe në Beograd, me rastin e vizitës së nesërme të kryeministrit të atij vendi, Zdravko Krivokapiq. Ai do të jetë mysafir i Beogradit, siç është paralajmëruar, më 2 dhe 3 nëntor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *