Ombudspersoni kosovar Naim Qelaj sot vizitoi Bujanocin, takoi kryetarin Nagip Arifi
Avokati kosovar i popullit, Naim Qelaj, gjatë ditës së sotme ka vizituar Komunën e Bujanocit me ç’rast ka takuar kryetarin e komunës, Nagip Arifi.
Pas takimit, kryetari i komunës së Bujanocit, Nagip Arifi, ka thënë se ombudspersonin nga Kosova e ka njoftuar për pozitën e shqiptarëve të Bujanocit, nga ku ka kërkuar pajisjen me dokumente të Kosovës për qytetarët e Bujanocit
“Pasi e njoftova me gjendjen në Bujanoc, e posaçërisht me pozitën e shqiptarëve këtu, kërkova nga z. Qelaj që me autoritetin e tij të ndikojë edhe në institucionet e Republikës së Kosovës për rregullimin e dokumentacioneve të qytetarëve tanë që jetojnë përkohësisht në Kosovë”- ka shkruar Arifi pas takimit.
Ombudspersoni kosovar më pas ka zvilluar takim edhe kryekuvendarin e Bujanocit, Enver Ramadani./LUGINALAJM/