Obradoviq ndihet e tradhëtuar: “U përdor termi Republika e Kosovës!”

221

obrado-690x380Deputetja e Kuvendit të Serbisë, Marija Obradoviq, ka thënë se ndihet e tradhëtuar pasiqë sot në Kuvendin e Kosovës, kryeparlamentari Kadri Veseli iu referua Kosovës si Republikë dhe se sipas saj nuk u përfill fare marrëveshja që të mos përmendej termi Republikë.

E mllefosur ajo gjatë fjalimit të saj në Kuvendin e Kosovës theksoi se nuk dëshiron ta përkeqësojë punën dhe të flas me terme të njëjta si Veseli dhe të thotë se “në Kosovë ndihet sikur të jetë në një pjesë të Serbisë”.

Ajo këto komente i bëri gjatë shfaqjes së dokumentarut “Follow us’ në sallën e seancave plenare të parlamentit të Kosovës, i cili flet për raportet dhe bashkëpunimin mes grave deputete nga kosova dhe Serbia.

Ky aktivitet u organizua me rastin e shënimit të 10 vjetorit të krijimit të grupit të grave deputete të Kosovës, njofton Klan Kosova./LuginaLajm/




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *