Nxënësja Isra Ibrahimi nga Tërnoci, një talente e jashtëzakonshme e artit figurativ (FOTO/PIKTURA)
Nxënësja, Isra Ibrahimi është ndër nxënëset më të talentuara të artit figurative jo vetëm në shkollën fillore “Muharrem Kadriu” në Tërnoc, por edhe më gjerë.
Aktualisht, Isra është nxënëse e klasës së VII-3, ku me punimet saja në pikturë, ajo po dallohet nga bashkëmoshataret e veta. Pëveç talentit të jashtëzakonshëm në pikturë, Isra është edhe nxënëse shembullore.
Më poshtë, mundë të përcjellni punimet e nxënëses, Isra Ibrahimi:





