Nxënësit: Cilat janë problemet me të cilat ballafaqohet Bujanoci?; Kamberi: Kush nga ju dëshiron që të bëhet kryetar i komunës?

162

Nxënësit e dalluar të klasave të larta të shkollës fillore “Branko Radiçeviq”, kanë vizituar komunën e Bujanocit, me ç’rast janë takuar me kryetarin, Shaip Kamberi.
Përveç që iu dëshiroi mirëseardhje, kryetari Kamberi zhvilloi një bisedë tejet konstruktive me ta.
Nxënësit kishin përgatitë disa pyetje për kryetarin, nga më të ndryshmet, rreth sfidave dhe probleme të komunës, problemet e shkollës së tyre, për të drejtat e fëmijave, etj.

Kryetari Kamberi, sqaroi sfidat me të cilat ballafaqohet komuna e Bujanocit dhe premtoi që problemet e shkollës së tyre, do të marrin fund.
Kamberi, në një moment, pyeti nxënësit: kush nga ju dëshiron të bëhet kryetar i komunës?! nxënësit e habitur buzëqeshën, dhe nuk shfaqën interesim për të parin e komunës, me që thanë se përgjegjësia është tejet e madhe në atë pozitë.
Më pas, kryetari Kamberi uroi nxënësit që të mësojnë, ashtuqë, edhe pas edukimit të lartë, diplomat e tyre të ken peshë. Nxënësit, ftuan kryetarin për një vizitë, shkollës së tyre.

Në mesin e nxënësve që sot vizituan kryetarin, ushin edhe 6-të nxënës nga Lindja e Mesme që kanë filluar ndjekjen e mësimit në shkollën fillore “Branko Radiçeviq. /Lugina-Lajm/




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *