Numër rekord i rasteve me COVID-19 në Kosovë – sot janë regjistruar 276 raste të reja pozitive

99

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka paraqitur rezultatet e reja të testime për COVID-19.

Në një konferencë për media drejtori i IKSHPK-së Naser Ramadani, tha se është një numër rekord i rasteve.

Gjatë 24 orëve janë shënuar gjithsejt 276 raste pozitive.

“Gjatë 24 orëve të fundit në laboratorin e mikrobiologjisë të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë janë testuar gjithsejt 404 persona, nga të cilat 276 kanë rezultuar pozitivë”.

“Që nga dita e parë e paraqitjes së rasteve me Covid-19, në Kosovë janë testuar gjithsejt 34 mijë e 720 persona. Nga këta janë konfirmuar gjithsejt 7 mijë e 413 raste pozitive. Gjatë 24 orëve të shëruar janë 153 persona, ndërkaq deri më sot janë shëruar 4 mijë e 27 raste”.

Në vendin tonë janë edhe 3 mijë e 201 raste aktive.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *