Nuk kanë të mbaruar skandalet e Komunalisë: “Familjes shqiptare nga Bujanoci, i kthehen ujrat e zeza nga e tërë lagjja, Komunalia as që gajlohet” (FOTO)

224

1Një familje shqiptare nga Bujanoci, e cila jeton në rrugën Stepe Stepanoviq, ka pësuar  një haveri të madhe në rrjetin e kanalizimit. Mirëpo, edhe përkundër që qysh dje (e shtun) kanë paralajmëruar NP “Komunalia”, institucionin gjegjës për ketë lloj shërbimesh, atyre ndihma fare nuk ju erdhi.

Të shqetësuar tejmase për kthimin e ujrave të zeza nga pjesët e tjera të qytetit të Bujanocit, familja në fjalë detyrimisht ndërrmori një aksion për largimin e ujrave të ndotura nga oborri i shtëpisë.

Siç ka mësuar Lugina-Lajm, familja shqiptare nga Bujanoci, gjatë tërë natës së mbrëmshme ka larguar ujrat e zeza nga oborri, ujra të cilat po ktheheshin nga pjesët e tjera të qendrës së qytetit.

Megjithate, kjo nuk është hera e parë, që NP “Komunalia” nuk i përgjigjet kërkesave të qytetarëve./Lugina-Lajm/

2

 

4

5




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *