Nuk rrespektuan orarin e punës, Inspekcioni komual mbyll një kazino në Bujanoc (FOTO)

445

Nëpërmet një postimi në faqen zyrtare, Komuna e Bujanocit, ka njoftuar se Inpskecioni komunal në bashkëpunim me policionë lokale, kanë mbyllur një kazino për shkak të moszbatimit të orarit të ri të punës të vendosur nga Shtabi republikan i Krizave.

“Inspekcioni komunal i komunës së Bujanocit në bashkëpunim me policinë kanë mbyllur një kazino në qytetin e Bujanocit për 72 orët e ardhshme, dhe ka dënuar personin juridik dhe atë përgjegjës. Kjo, për arsye se kazinoja nuk kishte respektuar vendimin dhe konkluzionin e Shtabit për situata të jashtëzakonshme të komunës së Bujanocit dhe Shtabit Republikan të Krizave për kufizimin e orarit të punës” – thuhet në njoftimin e Komunës së Bujanocit.

Gjithashtu, Komuna e Bujanocit, ka rikujtuar qytetarët e saj për masat e reja të aprovuara më 24 nëntor, 2020.

“Nga  marta, 24 nëntor 2020 janë aprovuar masa të reja, ku ndër të tjera thuhet se restorantet, kafiteritë, baret, klubet, bastoret, kazinot, etj kanë të drejtë të ushtrojnë veprimtarinë e tyre deri në ora 18:00, me qëllimin e vetëm të mbrojtjes së shëndetit të qytetarëve. Nga ana tjetër, inspekcioni komunal apelon te të gjitha subjektet juridike që të respektojnë masat, përndryshe do të pasojnë dënimet sipas ligjit” -thuhet ndër të tjera në njoftimin e fundit të Komunës së Bujanocit.

Për shkak të rritjes së numrit të të infektuarve me COVID-19, Qeveria e Serbisë me propozim të Shtabit republikan të Krizave ka ndaluar veprimtarinë e shumë biznseve pas orës 18:00h./LUGINALAJM/




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *