Nuk ndalet Shqiprim Arifi: Nëse Asociacioni është pjesë e marrëveshjes është tradhti e Kurtit
Kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi tha se nëse Asociacioni i komunave me shumicë serbe është pjesë e marrëveshjes me Serbinë, do të jetë në dëm të Kosovës.
Madje, ai thotë se kjo është tradhti e kryeministrit Albin Kurti ndaj shqiptarëve në Luginë të Preshevës.
“Asociacioni në qoftë se është pjesë implikuese në këtë marrëveshje, është në dëm të Kosovës. Është një tradhti e Albin Kurtit ndaj votuesve të tij, është një tradhti e Kurtit ndaj shqiptarëve në Luginë të Preshevës”, deklaroi ai në “Ditari” në Tëvë 1.
Më 18 mars, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq do të takohen në Ohër.