Nuk kërkohet PCR testi për shqiptarët e Luginës së Preshevës për të hyrë në Kosovë?!

Testi PCR për qytetarët e huaj për të hyrë në Kosovë, nuk do të vlejë edhe për shqiptarët e Luginës së Preshevës. Kështu është deklaruar një zyrtar policor, për redaksinë e portalit tonë.

“Jo, nuk kërkojmë test së paku deri në këto moment. Testin PCR, e kërkojmë në rast të reciprocitetit,  nëse Serbia do të kërkojë një gjë të tillë nga qytetarët tanë, ne kemi urdhër për reciprocitet të menjëhershëm” – ka deklaruar zyrtari policor.

Qeveria e Kosovës, në mbledhjen e fundit të saj, ka vendosur që nga e premtja (sot), të kërkohet testi PCR për shumë qytetarë të vendeve të ndryshme të Europës dhe rajonit, si shenjë parandaluese ndaj përhapjes së COVID-19. Por një vendim i tillë i përjashton qytetarët e Luginës së Preshevës/LUGINALAJM/

Leave a Reply

Your email address will not be published.