NP “Komunalia” njofton banorët e Tërnocit – të mërkuren bëhet mbledhja e mbeturinave

Përshkak të festës së Fiter Bajramit, NP “Komunalia”, grumbullimin e mbeturinave në Tërnoc, do ta bëjë ditën e mërkurë. Kështu thuhet në njoftimin e publikuar edhe në faqen zyrtare të Komunës së Bujanocit.

“Ndërmarrja Publike “Komunalia” njofton qytetarët e fshatit Tërnoc se përshkak të festës së Bajramit, grumbullimi i mbeturinave do të bëhet në ditën e mërkurë. Kurse, në rrugën J.Gjoshiq në Bujanoc, grumbullimi do të bëhet ditën e premte.

Ky orar i grumbullimit të mbeturinave vlenë vetëm për këtë javë përshkak të festës së Bajramit, kurse nga java tjetër kthehet orari siç ka qenë deri më tani” – thuhet në njoftimin e publikuar nga Komuna e Bujanocit./LUGINALAJM/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.