Novi Pazar: Policia serbe arreston profesoreshën Adela Melajac Karahmetoviq për shkak se nuk rrespektoi vendimin e ministrit për intonimin e himnit serb “Bože Pravde”

Profesoresha e shkollës fillore “Rifat Burdžović Tršo”, Adela Melajac Karahmetoviq në Novi Pazar, u arrestua sot, përshkak se nuk ka përfillur vendimin e ministrit të arsimit mbi intonimin e himnit kombëtar serb “Boze Pravde”, me rastin e fillimvitit shkollor, shkruan “Nova.rs”, përcjell LUGINALAJM. Proferosha, aktualisht po intervistohet nga policia, ndërsa qytetarët po ftohen përmes mediave sociale të vijnë para ndërtesës së policisë për protestë, gjë që, ata po mbërrijnë në numër të madh.
Sipas “Nova.rs”, rreth njëqind qytetarë të Novi Pazarit dhe mbështetës të SDA Sanxhakut u mblodhën para ndërtesës së administratës policore në Novi Pazar pas arrestimit të profesoreshës Melajac Karahmetovic, e cila interpretoi me nxënësit e saj himnin “Zoti është i juaji” në vend të himnit “Zoti i Drejtësisë”.

Në mesin e qytetarëve të mbledhur është Jasmina Curiq, kryetatja e Këshillit Kombëtar Boshnjak në Serbi, si dhe deputeti Enis Imamoviq.

Megjithate, Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Zhvillimit të Teknologjisë ka paralajmëruar që do të marrë masa ndaj të gjitha shkollave që nuk kanë nisur vitin akademik me intonimin e himnit serb “Bože Pravde”, duke mos respektuar vendimin e ministrit, Branko Ruzhiq./LUGINALAJM/

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.