Nobelisti francez: COVID-19 nuk është krijuar në natyrë, por nga njeriu (VIDEO)

189

Shkencëtari me renome botërore, francezi Luc Montagnier, njëherit fitues i çmimit Nobel për Mjekësi dhe personi që ka kontribuar shumë me punën e tij mbi hulumtimet e HIV/AIDS, pretendon se virusi COVID-19 është bërë nga njeriu dhe se “ka ikur” nga ndonjë laborator dhe kështu ka dalë nga kontrolli duke u përhapur në mbarë botën.

Montagnier këto komente i ka bërë gjatë një emisioni në televizionin C-News. Ky shkencëtar që është bërë shumë i njohur në veçanti pas gjetjeve në luftën kundër HIV/AIDS, gëzon besim të madh tek qytetarët francezë dhe komuniteti i shkencëtarëve që besojnë se fjalët e tij kanë peshë, transmeton Telegrafi.

Ai thotë se COVID-19 nuk është krijuar në natyrë, por nga njeriu – më saktësisht është një përzierje – gjysma nga natyra me intervenimin e njeriut.

“COVID-19 vërtetë ka filluar nga virusi i lakuriqëve të natës që është përdorur për prodhimin e barnave kundër HIV/AIDS, por në laborator ka ardhur deri te ndonjë gabim i kobshëm nga ku edhe ka rrjedhur dhe është përhapur”, ka deklaruar Montagnier.

Ndryshe Montagnier thotë për veten se nuk beson në teori konspirative dhe se nuk ia drejton gishtin askujt, por nuk e mohon se virusi që po bën kërdinë nëpër botë është vepër e njeriut. /Telegrafi/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *