Njoftim me rëndësi nga Shtëpia e shëndetit në Bujanoc: Të ftuarit për vaksinim për ditën e shtune, të vijnë ditën e diel

Koordinatorja për imunizim pranë Shtëpisë së Shëndetit në Bujanoc, Dr.Afërdita Mustafa, përmes redaksisë së portalit tonë, ka njoftuar qytetarët e Bujanocit, sa ka një ndryshim në terminin e vaksinimit për qytetarët për ditën e shtunë.

“Të gjithë qytetarët që janë ftuar për vaksinim për ditën e shtun prej orës 14:00h e më vonë, le të vijnë të dielën prej orës 08:00h të mëngjesit, dhe do të vaksinohet  pa asnjë problem” – ka deklaruar Dr.Afërdita Mustafa, specialiste në Shtëpinë e shëndetit në Bujanoc.

Sipas saj, imuzimi me vaksinim do të jetë i njetë përveç që ka një ndryshim në terminin e vaksinimit.

“Vaksinimi do të jetë i njejtë, pra qytetarët do të vaksinohet sipas përzgjedhjes së tyre, e që është vaksina PFIZER” – ka shtuar tutje Dr.Afërdita Mustafa.

Megjithate, në Bujanoc, përveç qytetarëve që jetojnë në ketë komunë, po vaksinohet edhe qytetarët serbë nga Kosova./LUGINALAJM/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *