Njoftim me rëndësi nga Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës

Njoftim i rëndësishëm i aeroportit në Kosovë!

Të dashur udhëtarë, Ju njoftojmë me procedurat shtesë gjatë udhëtimit tuaj përmes ANP ’Adem Jashari’, efektive nga data 23 Gusht 2021.

-Të gjithë udhëtarët duhet të vazhdojnë të jenë në aeroport 3 orë para fluturimit.

-Të gjithë udhëtarët duhet të bëjnë gati Formularin e Hyrjes në Vend(Country Entry Form), bazuar në vendet e destinacionit. Ju mund të gjeni kodin QR dhe lidhjet për formularët dixhital për secilin vend në hyrjen e terminalit të aeroportit, apo mund t’i gjeni në ëeb faqen tonë www.limakkosovo.aero para se të arrini në aeroport.

-Të gjithë udhëtarët duhet të kenë PCR test negativ jo më të vjetër se 72 orë deri në kohën e fluturimit, apo antigjen test negativ jo më të vjetër se 48 orë deri në kohën e fluturimit, ose kartën e vaksinimit për 2 doza vaksinash. Vaksinat duhet të jenë vaksina të pranuara nga BE dhe duhet të kenë kaluar 14 ditë nga doza e dytë. Për ndryshime nga këto rregulla ju lusim që të kontrolloni kërkesat e vendit/destinacionit.

-Të gjithë udhëtarët duhet të bëjnë gati të gjitha dokumentet e kërkuara dhe ti kenë në duar që t’i prezentojnë te personeli ynë në momentin e paraqitjes së tyre.

-Udhëtarët që nuk janë në gjendje t’i tregojnë dokumentet e kërkuara në hyrje të terminalit të aeroportit duhet ta lëshojnë rendin dhe pas kompletimit të dokumentacionit duhet të ri-rreshtohen përsëri.

-Më tej, mirësisht ju lusim që të kontrolloni sportelet (check-in) në bazë të kompanisë ajrore dhe numrit të fluturimit dhe jo vetëm destinacionin, sepse ndodhë që në të njëjtën kohë ka fluturime për destinacionin e njëjtë dhe duke mos kontrolluar saktë nr. e fluturimit, ndodhë që jeni duke pritur në radhën dhe sportelin e gabuar dhe më pas të jeni me vonesë në fluturimin e duhur. E njëjta duhet shikuar edhe gjatë qëndrimit në radhë në dalje për në aeroplan.

-Për procedura të vizave, dokumenteve tjera shtesë të udhëtimit gjatë kohës së pandemisë, ju lusim që gjithmonë t’i referoheni informacionit të publikuar në ëeb faqet e ambasadave të shteteve përkatëse.

Ju lusim t’i keni parasysh rregullat e paisjes me maska, pritjes dhe përcjelljes së udhëtarëve të publikuara më parë.

Poashtu, ju lusim për mirëkuptimin tuaj dhe respektimin e procedurave të lartëshënuara!

Leave a Reply

Your email address will not be published.