Një preshavar i vrarë në xhaminë “El Hidaje“ të St.Gallen!

173

Një shqiptar rreth të 50-ave është vrarë në orët e pasdites në xhaminë “El Hidaje“ në St.Gallen pas namazit të xhumasë. Viktima raportohet të jetë me origjinë nga Presheva, thotë për “albinfo”, Burim Berisha, i cili ishte i pranishëm në xhami.
Sipas tij, dyshohet për hakmarrje. “Një 50-vjeçar vrau me 5 plumba një shqiptar të po të njëjtës moshë për hakmarrje ngase ia paska vra vëllanë”, thotë Berisha për “albinfo”. Më tutje Berisha thotë se bëhet fjalë për një ngatërresë familjare që kishte fillet para 20 vjetëve. Vrasësi nuk ishte xhemat i rregullt i xhamisë “El Hidaje”. Ai kishte ardhur për të marrë hakun nga regjioni i Sargans-it të Zvicrës. Akti makabër ka tmerruar besimtarët e pranishëm. Rastin e ka konfirmuar edhe policia, e cila thotë se në një xhami në lagjen Winkeln të St-Gallenit gjatë një shkëmbim zjarri që ishte dëgjuar të premten ka mbetur i vdekur një person.. “Një patrullë policore arriti disa minuta më vonë në vendin e ngjarjes dhe takuan një njeri me një pistoletë”, ka thënë zëdhënësi, Gian Andrea Rezzoli. Policia nuk ka dhënë më shumë detaje për shkak të hetimeve./albtime/ – /LuginaLajm/




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Regjistrohu në Fakultetin Ekonomik – Bujanoc

Shiko videon