Një pjesë e qytetit të Bujanocit pa ujë dhe pa rrymë, drejtori Halili, kërkon ndjesë ndaj qytetarëve

440

Edhe mëngjesi i sotëm një pjesë të qytetit të Bujanocit, e ka gjetur pa furnizim me ujë të pijshëm, si rezultat i disa punimeve në rrjetin e energjisë elektrike.

Me ketë rast, drejtori i NP “Komunalia”, Ruzhdi Halili, ka kërkuar ndjesë ndaj qytetarëve për shkakë të mungesës së ujit të pijshëm.

“Për shkak të ndaljes së rrymës tek burimet në Bujanoc që nga mesnata rreth orës 02:00, nuk ka patur edhe furnizim me ujë të pijshëm dhe nuk do të ketë deri në ora 10:00 sipas paralajmrimeve rë elektrodistribucionit andaj kërkojm ndjesë nga qytetarët” – ka shkruar Halili në facebook.

Jo zyrtarisht LUGINALAJM, ka mësuar se, normalizimi me ujë të pijshëm, pritet të fillojë rreth orës 10:00h të mëngjesit.

Megjithate, ndërprerjet me furnizim me ujë të pijshëm janë shpeshtuar në qytetin e Bujanocit, si shkakë i amortizimit të rrjetit dhe ndërprerjes së energjisë elektrike, që ua pamundëson furnizimin me ujë qytetarëve të Bujanocit./LUGINALAJM/




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *