Një person humb jetën nga therrja me thikë tek shkollat e mesme në Gjilan – ja kush është autori i vrasjes

Para pak orëve ka ndodhur një therrje mes disa të rinjëve tek shkollat e mesme në Gjilan. Ngjarja ka ndodhur brenda një kafiterie.

Mësohet nga burimet brenda Emergjencës se një person ka arritur pa shenja jete në spital. Ende nuk dihen arsyet që kanë shtyrë në këtë përplasje mes të rinjëve, por forca të shumta policore janë në vendin e ngjarjes.

Autori i therrjes është arrestuar menjëherë nga policia.

Gazeta Sinjali mëson se i dyshuari për këtë rast, i cili u arrestua është Bardhyl Zeqiri. /GazetaSinjali/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *