Një grua raporton se është dhunuar në një hotel në Prizren, mjeku thotë se s’ka shenja dhunimi

Një grua ka raportuar të enjten në mbrëmje se është dhunuar nga dy burra në një hotel në Prizren, ka njoftuar Policia e Kosovës në raportin 24-orësh. Megjithatë, sipas njoftimit, mjeku ka thënë se viktima s’ka shenja të dhunimit.

Rasti është cilësuar “dhunim”, ndërsa viktimës i është ofruar tretman mjekësor.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, ka njoftuar Policia.

Prizren 21.01.2021 – 18:30. Viktima femër kosovare ka raportuar se në një hotel është dhunuar nga dy të dyshuar meshkuj. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor dhe sipas mjekut viktima nuk ka shenja te dhunimit. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori.

Leave a Reply

Your email address will not be published.