Një delegacion i PVD-së takon kryetarin e ASH, Ziadin Selën – Komunikimi intenziv një nevojë për të gjithë ne

201

Një delegacion nga Partia për Veprim Demokratik, ka takuar sot kryetarin e Aleancës Shqiptare, Ziadin Selën.
Delegacioni i PVD-së i përbërë nga Aridita Sinani – kryetare e degës, Ragmi Mustafa, kryetar i KKSH-së, Enkel Rexhepi, zyrtar i PVD-së dhe Rinor Krasniqi – këshilltar komunal, janë takur sot në Shkup me kryetarin e zëvendëskryetarin e Aleancës Shqiptare, Ziadin Sela dhe Elmi Aziri.

Lajmin mbi takimin në mes të delegacionit të PVD-së dhe kryetarit të ASH në Maqedoninë e veriut e ka bërë të ditur, Ardita Sinani – kryetare e degës së PVD-së në Preshevë.
Bashkëbiseduam për rrjedhat demokratike ndër shqiptare si në Maqedoninë e Veriut ashtu edhe në Luginën e Preshevës, për nevojën e një komunikimi më intenziv. Theksova se përpjektjet tona të përbashkëta do të rezultojnë me përmirësimin e pozitës së shqiptarëve në të dy anët” – ka shkruar Sinani në facebook.
Më poshtë ju sjellim të plotë të kryetares Ardita Sinani, kryetare e degës së PVD-së në Preshevë:
Sot, ishte kënaqësi të takoj kryetarin e Aleancës për Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut z. Ziadin Sela si dhe nënkryetarin z. Elmi Aziri.
Bashkëbiseduam për rrjedhat demokratike ndër shqiptare si në Maqedoninë e Veriut ashtu edhe në Luginën e Preshevës, për nevojën e një komunikimi më intenziv.
Theksova se përpjektjet tona të përbashkëta do të rezultojnë me përmirësimin e pozitës së shqiptarëve në të dy anët.
Gjithashtu shqyrtuam edhe sfidat tjera që presim bashkarisht ti zgjidhim shumë shpejtë (psh. Çështjen e vendkalimit kufitar, diplomave, studentëve etj…)




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *