Një delegacion i kuvendeve nga Bujanoci dhe Presheva, po vizitojnë Novi Pazarin; Ramadani: Shkëmbimi i ideve dhe barazia gjinore në plan të parë (FOTO)

Një delegacion i përbërë nga udhëheqë dhe këshilltarë të kuvendeve të Bujanocit dhe Preshevës, po vizitojnë Novi Pazarin.

Ky delegacion që po udhëhiqet nga kryetari i Asamblesë komunale të Bujanocit, Enver Ramadani, që dje ka zhvilluar takim me kryetaren e Këshillit Kombëtar boshnjak, Jasmina Curic.

Gjithashtu, Ramadani ka zhvilluar takim edhe me kryetaren e Kuvendeit komunal të Novi Pazarit, Anela Haliloviq.

Sipas Ramadanit, qëllimi i takimeve është bashkëpunimi në mes të kuvendeve me theks të veçantë, barazia gjinore dhe shkëmbimi i ideve.

Vlen të theksohet se kjo vizitë, është organizuar nga OSBE-ja, dhe në të po marrin pjesë këshilltarë të kuvendeve Bujanoc dhe Preshevë, nga pozita dhe opozita./LUGINALAJM/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.