Fushatës #LuginaDoZgjidhje, të inicuar nga disa qytetarë nga Lugina e Preshevës, së fundmi iu ka bashkangjitur edhe deputeti i pavarur kosovar, Korab Sejdiu.
Nëpërmjet një postimi në facebook, Sejdiu ka shkruar se “e kanë obligim t’iu ndihmojnë vellezërve dhe motrave nga Kosova Lindore”, siç e quan ai.
“Gjaku shqiptar nuk gjendet vetëm brenda kufijve artificial. T’i ndihmojmë motrat dhe vëllezërit tanë në Kosovën Lindore. E kemi OBLIGIM!
#LuginaDoZgjidhje” – është shkrimi i njohësit të çështjeve juridike, Korab Sejdiu.
Sejdiu, shkrimit për Luginën, i ka bashkangjitur edhe fotografinë, ku shihet duke e bërë shkronjën “L”, që simbolizon ketë fushatë për Luginën e Preshevës./Lugina-Lajm/