Vendimi i ministres serbe, Marija Obradoviq me të cilin ka refuzuar propozimin e Kuvendit komunal të Bujanocit për t’a shpall qytetar nderi, ministrin e Punëve të Jashtme të Shqiprisë, Gent Cakaj, ka nxitë një reagim qytetar në Bujanoc dhe Preshevë.
“Gent Cakaj, nderi i Bujanocit dhe gjithë Luginës” dhe “Gent Cakaj, nderi i Preshevës dhe gjithë Luginës” është nisma e fundit qytetare, ku sot, është kurorëzuar me billborde në qytetet me shumicë shqiptare.
Siç shihet edhe nëpër fotografi, billbordet, janë vendosur në qendrat e dy qyteteve në Preshevë dhe Bujanoc, por ende nuk dihet saktësisht se kush i ka vendosur ato.
Kujtojmë që, javë më parë, Kuvendi komunal I Bujamnocit, ka votuar që ministri Gent Cakaj, të shpallet qytetar nderi I Komunës së Bujanocit, por një gjë, është refauzuar nga ministrja e Administratës Shtetërore dhe Vetëqeverisjes lokale, Marija Obradoviq./LUGINALAJM/

