Nismë për ndërtimin e shtëpisë së re për familjen e të ndjerit Arsim Haliti – ish ushtarit të UÇPMB-së

1500

Fondacioni Kulturor dhe Humanitar “Amaneti”, ka nisur aksionin për ndërtimin e një shtëpie të re për familjen Haliti, e cila para pak ditëve humbi kryefamiljarin Arsim Halitin në një aksident trafiku.

“Këtyre ditëve familja Haliti humbi njeriun më të shtrenjtë të familjes, babain e tre fëmijëve, birin dhe bashkëshortin Arsimin i cili ishte edhe ish luftëtar i lirisë, të cilin vdekja e mori tinëzisht gjatë natës derisa ishte duke ia siguruar kafshatën familjes. Ai iku në parajsë inshaAllah, por, ne nuk do ti lëmë në mëshirë të kohës familjen e tij. Fondacioni Kulturor dhe Humanitar “Amaneti” bashkë me bashkëfshatarët e Arsimit bashkarisht vendosëm që familjes t’i sigurojnë një shtëpi të re, të cilën e kishte brengë edhe vet i ndjeri. Njerëzit vullnetmirë brenda ditës i konsultuam dhe secili mori nga një pjesë të punës për të bërë gjë që u vendos që pas përfundimit të të pames të filloj aksioni i ndërtimit të shtëpisë. Kanë mbetur vetëm edhe disa punë për t’u kryer deri në finalizimin e këtij aksioni humanitar. Me ndihmën e të Madhërishmit shpresojmë që familjes Haliti t’ia lehtësojmë barrën e jetës, duke u munduar që së paku fëmijëve të i’a kthejmë buzëqeshjen. Bamirës, Zoti ju shpërbleftë të gjithëve për çdo kontribut të dhënë. Për informata më të hollësishme na kontaktoni në numrin e telefonit +381638556261” – thuhet në njoftimin e publikuar nga FKH “Amaneti”.

Kujtojmë se, Arsim Haliti është aksidentuar për vdekje para pak ditëve. I ndjeri pas vetës ka lënë bashkëshorten dhe tre fëmijët, ndërsa gjatë periudhës 1999/2000. ka qenë edhe ushtar i UÇPMB-së./LuginaLajm/




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *