NISMË: Kujt ju ka pasivizu adresa e vendbanimit në Luginë, le të lajmërohet në KKSH

Këshilli Kombëtar Shqiptar (KKSH) ka filluar mbledhjen e të dhënave për qytetarët të cilëve i pasivizohen vendbanimet dhe vendqëndrimet.

Pra, Këshilli Kombëtar Shqiptar fton të gjithë qytetarët shqiptarë nga Presheva, Bujanoci dhe Medvegja dhe nga komunat e tjera, ta lajmërojnë pasivizimin e vendbanimeve dhe vendqendrimeve.

Në kuadër të projektit “lajmëro pasivizimin” ftojmë çdo qytetar që ka vendbanimin dhe venqendrimin e pasivizuar, të dorëzojë në zyret e KKSH-së, një kopje të aktit juridik (vendim apo njoftim) nga ana e organit kompetent (stacionit policor) për vendbanimin dhe vendqendrimin e pasivizuar.

Është e domosdoshme krijimi i bazës së të dhënave, në mënyrë që të dokumentohet dhe të adresohet ky proces diskriminues dhe selektiv, në kundërshtim me të drejtën e brendshme dhe konventat ndërkombëtare./KKSH/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *