Nismë e re: Presheva-Gjilani-Bujanoci-Likova, bashkë për digjitalizimin e shkollave (FOTO)

Përmes një statusi në facebook, kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani, ka bërë të ditur që sot në Gjilan, ka ndodh takimi ndërmjet katër kryetarëve të komunave të anamoravës dhe karadakut, asaj të Preshevës, Gjilanit, Bujanocit dhe Likovës.

“Pas takimeve dypalëshe, po zgjerohemi dhe po konkretizojmë punën e përbashkët si rajon

Sot, së bashku me kryetarët e Bujanocit dhe Likovës, isha mysafire e kryetarit të Komunës së Gjilanit, z.Alban Hyseni Si katër komuna do të bashkëveprojmë si një, në projektet e bashkëpunimeve komunale ndërkufitare, në IPA fonde, fondet e Bashkimit Evropian

Digjitalizimi i shkollave, investimet në kulturë dhe çështjet e mjedisit janë disa nga fushat prioritare ku kemi nisur procedurat e aplikimit Po, sidomos, Hikingu!” – ka shkruar ndër të tjera kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani.

Ajo gjithashtu ka njoftuar se në pjesën e dytë të takimit katërpalësh, u janë bashkangjitur edhe tre kryetarët e tjerë të komunave; të Vitisë, Kamenicës dhe Novobërdës, me të cilët kanë diskutuar për fillimin e punës në zgjidhjen e dy problemeve tona të përbashkëta, si menaxhimi i mbeturinave dhe ai i qenëve endacak./LUGINALAJM/


 

Leave a Reply

Your email address will not be published.