Nisma më e re politike në Preshevë “FRONTI” nesër mbledhje me karakter konsultativ me qytetarë, jo edhe zyrtarizim

345

Njëri nga nismëtarët e iniciativës më të re politike në Preshevë, Baki Rexhepi, nëpërmjet një statusi në facebook, ka sqaruar asryet e themelimit të kësaj nisme të re politike, dhe takimin e parë debatues që do të zhvillohet nesër (e hënë) në Preshevë.

“Të indinjuar nga korrupsioni, mungesa e vizionit dhe paaftësia kronike, të alarmuar nga rritja e polarizimit social, të vetëdijshëm se cenimi i vazhdueshëm i interesit publik në arsim do te vazhdojë të prodhojë pabarazi, papunësi, injorancë dhe korrupsion. Të revoltuar nga papunësia e qindra dhe mijëra të rinjve, të kërcënuar nga mungesa e zbatimit të standardeve demokratike si dhe financimet e dyshimta të partive të tjera” – ka shkruar ndër të tjera Baki Rexhepi, profesor e gazetar i njohur në Luginë të Preshevës.

Rexhepi, ka cilësuar se: Presheva është vonuar dhe penguar në çdo formë nga faktorë te brendshëm dhe te jashtëm,në procesin e integrimeve dhe zhvillimit të saj”.

Emri i nismës së re politike, sipas Baki Rexhepit, do të jetë “FRONTI”.

Megjithate, Rexhepi ka mohuar që nesër do të zyrtarizohet nisma e re politike, derisa ka sqaruar që në amfietatrin e Radio Televizionit Presheva, me fillim nga ora 18:00h, do të zhvillohet takimi i parë konsultativ me karakter debatues.

Ja shkrimi i plot i Baki Rexhepit:

Miq të nderuar,
Pas shumë konsultimeve dhe debitimeve, me shumicën nga ju, jemi të ndërgjegjshëm se Presheva është vonuar dhe penguar në çdo formë nga faktorë te brendshëm dhe te jashtëm,në procesin e integrimeve dhe zhvillimit të saj, të shqetësuar për shkak të degradimit dhe paaftësive të dëshmuara të udhëheqësve aktual, të hidhëruar nga braktisja masive e Preshevës. Të indinjuar nga korrupsioni, mungesa e vizionit dhe paaftësia kronike, të alarmuar nga rritja e polarizimit social, të vetëdijshëm se cenimi i vazhdueshëm i interesit publik në arsim do te vazhdojë të prodhojë pabarazi, papunësi, injorancë dhe korrupsion. Të revoltuar nga papunësia e qindra dhe mijëra të rinjve, të kërcënuar nga mungesa e zbatimit të standardeve demokratike si dhe financimet e dyshimta të partive të tjera. Të neveritur nga lidhjet e krimit te larte dhe ordiner me politikën, të bindur se klasa politike aktuale do të vazhdojë të prodhojë kriza në dëm të shoqërisë, jemi të përcaktuar dhe të vendosur për të bërë çdo sakrificë në mënyrë që Komuna e Preshevës t’i garantojë të gjithë qytetarëve të saj pa dallim Liri, Drejtësi, Barazi, Dinjitet dhe Solidaritet. 
E për këtë ju ftojmë nesër në orën 18:00 në amfiteatrin e RTV Presheva, në takimin e parë konsultativ me karakter debatues , në lidhje me iniciativën qytetare politike FRONTI!
Sinqerisht, 
Dr Scc. Baki Rexhepi




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *