Nisin punimet në rekostruimin e rrugës të Çerdhja e fëmijëve në Bujanoc

Gjatë ditës së djeshme kanë filluar punimet në rekonstruktimin e rrugës përreth Çerdhes së Fëmijëve në Bujanoc, respektivisht në rrugët ”Vëllezërit Stoshiq, Vuk Karagjiq dhe Një Maji”.

“Me kërkesë të banorëve të kësaj lagje, por edhe të prindërve të fëmijëve që ndjekin mësimet në Institucionin Parashkollor ”Gëzimi Ynë” në Bujanoc, kësaj rruge iu është dhënë prioritet nga qeverisja lokale në vitin 2021” – thuhet në njoftimin e Komunës së Bujanocit.

Sipas të të njejtit njoftim, qytetarët e kanë mirëpritur fillimin e punimeve në ketë aksa rrugor.

Kujtojmë që para kësaj jave është nënshkruar kontrata me kompaninë “Saba Bellça” dhe kap vlerën prej 14.968.664,93 dinarë me TVSH.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.