Nis punën gjigandi preshevar WESlime – do t’i punësojë deri në 200 punëtorë (VIDEO)

1173

Sot edhe zyrtarisht ka nisur punimet fabrika për prodhimin e materialeve ndërtimore, rrespektivisht të atyre të gelqeres “WESlime” në Preshevë.

Kjo fabrikë e cila, sot ka nisur punimet me një repart të vetëm, gjatë ditëve në vijim, do t’i fus në funksion edhe katër reparte të tjera.

Që në nisja ky gjigand preshevar, ka punësur rreth 30 punëtorë, ndërsa në total me vendosjen e gjitha reparteve në dispozicion dhe administratën, fabrika “WESlime” do t’i punësojë rreth 200 punëtorë.

Kompania “WESlime” është si motër e kompanisë “Saba Bellça” nga Presheva, të cilës kompani, pushteti preshevar i udhëhequr nga Shqiprim Arifi, i pengoi me muajë të tërë në mos lejimin e kyçjes të energjisë elektrike.

Megjithate, kjo kompani fal menaxhimit efikas që posedon, arriti t’a kyç energjinë elektrike në fabrikën e posandërtuar dhe është shpresë e madhe ekonomike, jo vetëm për Preshevës, por në tërësi për shqiptarët e tre komunave Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë./LuginaLajm/




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *