Ngritje historike e Kosovës në ranglistën e FIFA’s

185

Tashmë është publikuar ranglista e FIFA’s për muajin qershor dhe, ashtu edhe siç pritej, kemi ngritje të konsiderueshme të “Dardanëve”.

Sigurisht, kjo ngritje vjen pas paraqitjeve impresive në kualifikimet për Euro 2020″, transmeton Periskopi.

Nga pozita e 127-të, Kosova ka kaluar në vendin e 121-të. Pra, ngritje për gjashtë pozita.

Deri më tani, kjo është renditja më e mirë e Kombëtares sonë në histori si antare me të drejta të plota në FIFA.

Në anën tjetër Kombëtarja Shqiptare, ka pësuar rënie për katër pozita, duke rënë nga pozita e 62 në pozitën e 66.

Kreun në renditjen e FIFA-s vazhdon ta mbajë Belgjika, që ndiqet nga Franca, Brazili dhe Anglia. /Periskopi.com/




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *