Ngjarje e rëndë në Serbi: Nënë e bir vetëvriten në të njejtën ditë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në fshatin Macvnanski afër Shabacit, ku nënën e bir i kanë dhënë fund jetës së tyre, duke bërë vetëvrasje.

Siç shkruan Blic.rs, Marija Matiq (65) dhe djali i saj Dragani kanë vrarë veten në të njëjtën ditë. Fillimisht, Marija i kishte dhënë fund jetës së saj, duke u varur në një tualet të fushës, ku me ta Dragani, i ka prerë venat e gjakut, ku gjatë transportimit për në spital ka ndërruar jetë.

“Pas kthimit nga Beogradi, rrespektivisht pas divorcit, Dragani ishte shumë i tërhequr. Nuk më besohet se ka ngritur dorë kundër vetes – ka thënë një nga fqinjët për “Blic.rs”.

Sipas rrëfimit të banorëve të afërt, thuhet se fillimisht nëna është vetëvarur në një tualet fushe për arsye të pacaktuara dhe me pas djali, kur ka gjetur nënën e vdekur, i ka marrë jetën vetës.

“Kemi dëgjuar se ka ardhur ambulanca dhe i ka dhënë ndihmë, por duket se ka qenë vonë, ndaj edhe ai ka ndërruar jetë në spital – thonë vendasit e Draganit.

Sipas rrëfimit të fqinjit, Dragani u kthye në Sabac nga Beogradi, pas divorcit dhe ishte shumë i tërhequr.

Bashkëvendasit thanë, se ata ishin një familje e nderuar, ndaj askush nuk e di arsyen e ngjarjes tragjike, që nuk mbahet mend në këtë zonë.

“Mos me pyet asgje. Është e tmerrshme ajo që ndodhi. Kanë qenë njerëz të mirë, nuk e di se cila mund të jetë arsyeja” – thotë një nga fqinjët.

Në këtë familje kishte shumë pikëllim, sepse Matija mbeti pa burrë, kurse Dragani pa baba që vdiq. Megjithatë, edhe tani është e paqartë se cili është shkaku i ngjarjes tragjike ku humbën jetën nënë e bir në të njejtën ditë./LUGINALAJM/

Leave a Reply

Your email address will not be published.