Ngjarja e rëndë në Gjilan/ Kjo është ish-asamblistja e PDK-së që ra nga kati i 5-të i banesës

Sot ka ndodhur një ngjarje e rëndë në Gjilan, ku një femër i dha fund jetës së saj duke rënë nga kati i pestë i banesës. Sinjali mëson se bëhet fjalë për Arzie Nuhiun, ish-asambliste e PDK-së në Gjilan.

Një sinjalizues i Sinjalit, që jeton në lagjen Bojanine ku edhe ndodhi kjo ngjarje tragjike tha se viktima ka rënë nga kati i pestë i banesës rreth orës 05:00 të mëngjesit. I njëjti ka deklaruar se viktima dyshohet se ka qenë duke u trajtuar për depresion.

Viktima ishte rreth 44-vjeçare, raporton Sinjali.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *