Nga viti i ardhshëm Kompania e mirënjohur “Hazrolli”, do të jetë sponsori kryesor i ekipit FC “Kosova” Munchen
Kompania e mirënjohur e një kosovari në Gjermani, “Hazrolli” nga viti i ardhëm do të jetë sponsori kryesor i ekipit shqiptar të futbollit, FC”Kosova” në Munchen.
“Sponsori ynë i kahmotshëm, kompania që njeh vetëm suksese ‘Hazrolli Unternehmensgruppe’, sjell lajmin e madh për futbollin shqiptar në Gjermani në këto kohë të vështira. Nga viti i ardhshëm do të kemi përkrhajen maksimale, të kësaj kompanie, e cila do të jetë edhe sponsori ynë kryesor – Premium Sponzor. Ne e falenderojmë nga zemra pronarin e kompanisë Burim Hazrollin, dhe zotohemi se do të punojmë së bashku drejt sukseseseve të reja” – thuhet në një njoftim të udhëheqësve të klubit shqiptar në Munchen të Gjermanisë.
“Hazrolli Unternehmensgruppe”, është një kompani gjigande e cila kryesisht merret me ndëertim dhe ka të punësuar qindra punëtorë. Kjo kompani, është në pronësi të një shqiptari nga Kosova, Burim Hazrollit, e cila veprimtarinë e saj, e ka në afërsi të Munchenit.
Kujtojmë që FC “Kosova” Munchen tubon rreth vetës futbollistë shqiptarë në Gjermani. Ky ekip, garon në ligat rajonale të Bavarisë./LUGINALAJM/