Nga reshjet e shiut, vërshohet fshati Pogragjë i Komunës së Gjilanit

Reshjet e shiut që kanë rënë për disa orë rresht, kanë shkaktuar vërshime edhe në Komunën e Gjilanit.

Në fshatin Pogragjë të Gjilanit, rruga është totalisht e bllokuar për shkak të vërshimeve, transmeton Indeksonline.

Pas reshjeve të jashtëzakonshme të shiut, kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka aktivizuar Shtabin Emergjent, i cili ka dalë menjëherë në terren.

Për momentin, situatë më e rënduar paraqitet në fshatin Sllubicë dhe Pogragjë, në disa shtëpi të banorëve që jetojnë afër lumit.

Kryetari Haziri ka kërkuar nga qytetarët e asaj pjese që në rast të përkeqësimit të situatës, të largohen përkohësisht nga shtëpitë e tyre, për ta parandaluar më të keqen./Indeksonline/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *