Nga një aksident komunikacioni, humb jetën tërnocasi Arsim Haliti (FOTO)

2456

Në rrugën Vranjë – Leskoc, në afërsi të fashatit turistik Predejane, rrespektivisht pak metra nga tuneli “Manojlle” një kamion mikser është rrotullisur nga rruga lokale/malore dhe ka rënë në një pjesë të hekurudhës, shkruan N1, transmeton LuginaLajm.

Siç është konfirmuar nga Drejtoria e Policisë së Leskocit, trupi i pajetë nga kamioni u nxorr nga zjarrfikësit disa orë pas aksidentit, ndërsa hekurudha Leskoc – Vranjë për disa orë ka mbetë e bllokuar.

LuginaLajm, jo zyrtarisht ka mësuar se vozitësi që ka humbur jetën në ketë aksident tragjik, është Arsim Haliti nga fshati Tërnoc, Komuna e Bujanocit.

I ndjeri ishte punëtor i një kompanie private të prodhimit të betonit në Bujanoc./LuginaLajm/




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *